TURQI-Ministria e Punëve të Jashtme të Turqisë përmes një komunikate ka përgënjeshtruar lajmet sikur Forcat e Armatosura Turke kanë hapur zjarr ndaj civilëve sirianë teksa këta kanë qenë duke i ikur organizatës terroriste DAESH në kufirin jugor të Turqisë.
Turqia ka hedhur poshtë lajmet sipas të cilave Forcat e Armatosura Turke kanë hapur zjarr ndaj civilëve sirianë teksa këta kanë qenë duke i ikur organizatës terroriste DAESH në kufirin jugor të Turqisë.

Këto lloj pretendimet që kanë qarkulluar në disa organe mediatike ndërkombëtare nuk kanë asnjë lidhje me realitetin e vërtetë, thuhet në një komunikatë të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Turqisë.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme turke, Tanju Bilgiç ka bërë një komunikatë me shkrim në lidhje me këtë çështje ku rikujton se Turqia sot mirëpret në territorin e saj rreth 3 milionë sirianë që janë larguar nga konflikti i armatosur në Siri.

“Si pasojë e sulmeve të DAESH-it në veri të Sirisë javën e kaluar me mijëra sirianë ishin detyruar të braktisin vendbanimet e tyre. Organizatat tona humanitare masat e nevojshme për t’u ardhur në ndihmë sirianëve i marrin në të dyja anët e kufirit, përfshi këtu edhe zhvillimet e fundit”, thuhet në komunikatën e Ministrisë së Jashtme turke.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: