ANKARA – Ankaraja ju bëri thirrje qytetarëve turq të shmangin çdo udhëtim jo-urgjent në Rusi, pas krizës mes dy vendeve shkaktuar nga shkatërrimi i një avioni ushtarak rus nga Turqia në kufirin sirian.

“Ky paralajmërim u bë për shkak të vështirësive që mund të hasin qytetarët turq që udhëtojnë apo jetojnë në Rusi derisa situata të sqarohet”, theksoi Ministria e Punëve të Jashtme në një komunikatë.

Marrëdhëniet mes Ankarasë dhe Moskës po kalojnë një krizë të rëndë që kur aviacioni turk rrëzoi një avion bombardues rus pranë kufirit me Sirinë.

Turqit konfirmojnë se avioni luftarak rus po fluturonte në hapësirën e tyre ajrore ndërkohë që rusët e kanë përgënjeshtruar këtë fakt.

Moska njoftoi se po përgatit masa shtrënguese ekonomike kundër Ankarasë dhe se ka vendosur rikthimin e vizave për turqit duke nisur nga 1 janari.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: