Analisti Fatos Lubonja i ftuar në emisionin “Real Story” në “ News 24” tha se hapja e negociatave me Shqipërinë nga ana e BE nuk do të thotë gjithçka.

Lubonja solli shembullin e Turqisë, duke thënë se ky vend ka kohë që ka hapur negociatat, por atje udhëheq një diktator si Erdogani. Për Lubonjën, hapja negociatave nuk e mbyll problemin dhe prapë vendi mund të ketë diktator.

“Nuk do të thotë gjë sepse jemi në kohën që Turqia që ka hapur negociatat dhe prapë nuk pyet askënd dhe shkon e hap luftë në Siri. Pra, edhe me negociata mund të kemi diktatorë. Turqia ka më shumë se 30 vjet që pret dhe negociatat nuk janë asgjë. Kjo është të delegosh përgjegjësitë e tu te negociatat. Erdoganin e ke në Turqi, që edhe pse Turqia ka hapur negociatat, ka tipare diktatoriale. Tani na thonë Monika se jam penguar se fëmijët e mi kanë shkuar në Angli për studime”, tha Lubonja.

Fatos Lubonja theksoi se Rama vetë ka thënë para zgjedhjeve të 2013 se në Shqipëri nuk jeton dot si i ndershëm, ndërsa sapo erdhi vetë në pushtet e kalëroi sistemin më keq.

“U tha që në fillim se zgjedhjet janë zgjidhja është problematike. Kjo opozitë ka dalë nga parlamenti me pretendimin se me Ramën nuk ka zgjedhje të lira, sepse kemi narko-shtet. Nuk bëhen dot zgjedhje të lira, sepse është një shtet ku krimineli bashkëpunon me zyrtarë etj. Mendimi im është që rezultati i zgjedhjeve me abstenimin e madh ndaj Ramës, ka ndikuar se ore mund t’ia marrim me zgjedhje ne postin këtij kryeministri. Duhet pra të pastrojmë Shqipërinë nga krimi dhe bandat që kanë kapur shtetin.  Edi Rama më 2013 ka thënë se në Shqipëri nuk jeton dot ndershmërisht. Rama tha më tej se është sistemi që prish njerëzit. Tani Edi Rama i fitoi zgjedhjet më 2013. Për mua nuk e ndryshoj fare sistemin, por e kalëroi dhe e coi edhe më keq”, deklaroi Lubonja.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb