BAZEL – Turqia ka ndaluar hyrjen e mbi 7200 xhihadistëve të huaj të dyshuar se kishin si qëllim udhëtimin drejt Irakut dhe Sirisë, ka njoftuar ministri i jashtëm i këtij vendi. Në konferencën dyditore të organizuar nga OSBE në Basel, ministri i jashtëm turk Mevlut Çavusoglu tha se deri tani janë ndaluar rreth 7200 persona të hyjnë në Turqi, nën dyshimin se ata do të shfrytëzonin territorin turk për t’iu bashkangjitur xhihadistëve të Shtetit Islamik.

Autoritetet turke kanë deportuar më shumë se një mijë të huaj, të dyshuar si terroristë që nga 2011, ka thënë ministri i jashtëm turk. Çavusoglu vuri në dukje se pavarësisht përpjekjeve të Turqisë që të pengojë militantët islamik të ISIS, ata vazhdojnë të shkelin kufijtë e vendit. Çavusoglu gjithashtu theksoi se terrorizmi është një kërcënim global që nuk duhet të jetë i lidhur me ndonjë fe apo grup etnik.

(er.nu/news24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: