Qeveria turke ka raportuar për funksionarët amerikan se disponon regjistrimin audio dhe video, që provon që Jamal Khashoggi është vrarë brenda Konsullatës saudite në Stamboll.
Lajmin e bën të ditur Washington Post duke cituar funksionarët amerikan dhe turq.

Në mënyrë të veçantë, një audio konfirmon detajet më të tmerrshme të asaj ditë: ’Në audio dëgjohet zëri i tij dhe mënyra se si është pyetur, duke u torturuar dhe vrarë’, thotë një nga burimet për Wp.
Materiali nuk është publikuar zyrtarisht, sepse Turqia ‘ka frikë se mund të zbulohet se si Ankaraja spiunon të huajt në Vend’.

Nuk është e qartë, nënvizon Wp, nëse funksionarët amerikane e kanë parë videon apo dëgjuar audion, por kolegët turq kanë përshkruar përmbajtjen e tyre. Sipas këtyre raporteve, ’pasi e kanë vrarë’ ekipet e sigurimet saudit e kanë spostuar kufomën pranë rezidencës së konsullit, ku personeli ishte urdhëruar të largohej më parë.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb