Turqia po kërkon arrestimin e dy aleatëve të Princit të Kurorës, Mohammed bin Salman për vrasjen e Jamal Khashoggit.

Prokurorët shprehen se ekziston një ‘dyshim i fortë’ se shefi i këshilltarit të gjykatës mbretërore Saud al-Qahtani dhe nënkryetari i inteligjencës Ahmed al-Asiri ishin ndër planifikuesit e vrasjes së 2 tetorit në konsullatën saudite në Stamboll.

Palët u tërhoqën nga pozicionet e tyre në tetor, ndërsa Arabia Saudite ka ndaluar të paktën 21 persona ndërsa ka deklaruar se po kërkon dënimin me vdekje për pesë të tjerë mbi vrasjen, që shkaktoi edhe zemërim ndërkombëtar.

Nga ana tjetër Turqia ka kërkuar ekstradimin e 18 të dyshuarve, përfshirë këtu 15 anëtarë të një skuadre vrasëse të akuzuar për masakrimin e gazetarit të Washington Post.

“Veprimi i prokurorisë për të lëshuar urdhër-arrest për Asirin dhe Qahtanin pasqyron pikëpamjen se autoritetet saudite nuk do të ndërmarrin veprime zyrtare kundër atyre individëve.

Komuniteti ndërkombëtar duket se dyshon në angazhimin e Arabisë Saudite për të ndjekur penalisht këtë krim të urryer”, tha një zyrtar turk.

59-vjeçari, Khashoggi u vra pas një vizite në konsulatën saudite në Stamboll më 2 tetor.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb