Ministri i Jashtëm turk Hakan Fidan konfirmoi të hënën ndarjen nga jeta të klerikut që jetonte në SHBA, Fethullah Gulen. Ankaraja e konsideron Gulen si përgjegjës për një përpjekje për grusht shteti në Turqi në vitin 2016, duke e përshkruar atë si udhëheqësin e një “organizate të errët”.

Kryediplomati turk i vijoi akuzat ndaj Gulen edhe pas vdekjes.

“Vendosmëria e kombit tonë në luftën kundër terrorizmit do të vazhdojë dhe ky lajm për vdekjen e tij nuk do të na çojë kurrë në vetëkënaqësi”, tha Fidan në një konferencë për shtyp.

Fehtullah Gylen ndërroi jetë sot në moshën 83-vjeçare.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb