TURQI
Në një deklaratë të së shtunës, zëdhënësi i ministrisë së jashtme turke, Hami Aksoy, tha se Kina ka arrestuar në mënyrë arbitrare më shumë se një milion ujgurë.
Ai tha se popullsia myslimane turke u përball me presion dhe “asimilim sistematik” në Kinën Perëndimore.
“Nuk është më sekrete se më shumë se një milion turq Ujgur, të cilët janë të ekspozuar ndaj arrestimeve arbitrare, i nënshtrohen torturës dhe pastrimit të trurit politik në qendrat e përqendrimit dhe burgje”, tha Aksoy.
“Ne ftojmë autoritetet kineze të respektojnë të drejtat themelore të njeriut të turqve ujgur dhe të mbyllin kampet e përqendrimit, “tha ai.
Praktikimi i Islamit është i ndaluar në disa pjesë të Kinës. Myslimanët nuk guxojnë të shihen duke u lutur, agjëruar, të kenë mjekër apo shami pasi janë të kërcënuar me arrestim.
BalkanWeb