Trajneri i Turqisë, Senol Gunesh, ka shpallur listën e lojtarëve më të cilët do të përballjë dy sfidat e marsit kundër Shqipërisë dhe Moldavisë në kuadër të europianit të vitit 2020. Gunesh ka grumbulluar lojtarët më në formë, ndërsa befasues është rikthimi në përfaqësuese i Emre Belozoglu, 38-vjeçari i Bashaksehirit që po kalon një rini të dytë në kampionatin turk.

Gunesh ka grumbulluar 28 lojtarë, por vetëm dy janë sulmues Burak Jillmaz dhe Cenk Tosun, ndërsa mesfushorët dominojnë emrat në listë.

Portierë: Gunok (Bashaksehir), Sengezer (Bursaspor), Çakir (Trabzonspor), Bolat (Antverp)

Mbrojtës: Gonul (Besiktas), Çelik (Lilë), Sojunçu (Lester), Ajhan (Duseldorf), Demiral (Sasuolo), Kabak (Shtutgart), Kaldirim (Fenerbahçe), Tasdemir (Gallatasaraji)

Mesfushorë: Turuk (Kajserispor), Karaca (Alaniaspor), Jaziçi (Trabzonspor), Tokoz, Ozjakup, Jalcin (Beshiktas), Emre, Kahveci, Tekdemir (Bashaksehir), Topal (Fenerbahçe), Jokuslu (Selta Vigo), Malli (Volfsburg), Kilinc (Sivaspor), Çalhanoglu (Milan) Sulmues: Jillmaz (Beshiktas), Tosun (Everton).

(j.s/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb