Ben Andoni, analist në një lidhje live në News24 ka diskutuar rreth vizitës së Ergodan në Shqipëri por edhe në Serbi menjëherë pas largimit nga vendi ynë.

Andoni u shpreh se Erdogan është i interesuar të ketë partneritet me Serbinë, pasi kjo e fundit ka një rol të madh në ekonomi është një aktor i madh.

Gjithashtu ne e kemi parë që Serbia dhe Turqia kanë bashkëpunim me njeri- tjetrin, pra janë partnerë.

Ndërkohë nga ana tjetër, analisti Ben Andoni tha se të gjithë liderët e kanë të qartë tashmë se Ballkani është i rëndësishëm dhe gjithashtu edhe ndërtimi i partneriteteve.

Ben Andoni: 

Në qoft se do e nis nga fundit, duhet të kemi parasysh që Serbia është partner i rëndësishëm në Ballkan.

Turqia ka shfaqur interes për anëtarësimin në Brix, shtete që priren për zhvillim.

Duhet të kemi parasysh që Serbia është aktor i madh ekonomik, inevstimet turke janë të mëdha atje. Turqia në muajt e parë të këtij viti është partenri më i madhe për në, Serbia dy vendet kryesore të Ballkanit sepse ne jemi vendi i parë në Ballkan për siguri.

Tensionet në Turqi nuk janë të vogla, por kemi parë që të gjithë liderët  e botës e kanë parë që po kërcënohemi me luftën e 3 botërore dhe është e rëndësishme të kesh partnerë shtetet.

Erdogan ka qark të shkurtër, pra ka rëndësi Ballkani për të se ne jemi në rreshtin e 2 ose 3 dhe jemi të rëndësishëm për Turqinë.

Ne duhet të mësohemi si Serbia se Kosova nuk është më pjesë  e Serbisë, një pjesë e tyre e shikojnë të pavarur Kosovën, jo të pavarur të ndarë nga Serbia por edhe që ajo bën dallimin pos Milloshevic, pra është kuptuar realiteti tjetër i Kosovës.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: