Ushtria turke ka neutralizuar tre pjesëtarë të organizatës terroriste PKK në veri të Irakut, njoftoi Ministria e Mbrojtjes e Turqisë.

Terroristët janë neutralizuar me ndihmën e dronëve në rajonin Zap në Irakun verior, tha ministria në një njoftim.

“Tre terroristë të tjerë të detektuar të organizatës terroriste separatiste PKK u netralizuan me dronë në rajonin Zap në veri të Irakut”, thuhet në njoftim.

Ministria tha se operacionet në rajon janë duke vazhduar.

Në fushatën e saj terroriste më shumë se 30-vjeçare kundër Turqisë, PKK, e listuar si organizatë terroriste nga Turqia, SHBA dhe Bashkimi Evropian, ka qenë përgjegjëse për vdekjen e pothuajse 40 mijë njerëzve, përfshirë shumë gra, fëmijë dhe foshnja.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb