Autoritetet turke kanë dëbuar 325 emigrantë afganë në dy ditët e fundit, njoftoi të dielën Ministria talibane për Riatdhesim dhe Refugjatë.

Sipas kësaj Ministrie, Organizata Ndërkombëtare për Emigrantë do të ofrojë nga 150 euro për secilin emigrant të dëbuar.

Në muajt e fundit, Turqia i ka shpeshtuar bastisjet për arrestimin dhe dëbimin e afganëve, shumica e të cilëve janë pa dokumente.

Rreth 600 shtetas afganë u ndaluan nga policia gjatë bastisjeve në Stamboll në shtator dhe u dërguan në qendra ndalimi./REL

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb