STAMBOLL- Turqia vendosi të pezullojë për një periudhë të pacaktuar sulmet ajrore kundër grupit të Shtetit Islamik (ISIS) në Siri në kuadër të koalicionit ndërkombëtar për të parandaluar incidente të mëtejshme me Rusinë, bëri sot të ditur gazeta turke ”Hurriyet”.

Sipas së përditshmes turke, e cila i referohet burimeve diplomatike, vendimi turk i pezullimit të sulmeve ajrore mbi hapësirën e Sirisë është marrë në bashkëpunim me Rusinë, e cila gjithashtu është angazhuar të pezullojë operacionet ushtarake përgjatë vijës kufitare turke.

“Të dyja palët kanë rënë dakort për të proceduar në përputhje me masat paraprake deri në rivendosjen e kontakteve normale dhe uljen e tensioneve”, shkruan ”Hurriyet”.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: