Turqia do të vazhdojë me sulmet ndaj luftëtarëve kurdë në veri të Irakut, deklaruan nga ministria e Jashtme turke, një ditë pasi Bagdadi zyrtar tha se Turqia ka shkelur sovranitetin e shtetit.

Ushtria turke tha të premten se ka vrarë teta militantë kurdë. Turqia rregullisht sulmon bazat e Partisë së Punëtorëve të Kurdëve, PKK, dhe malet përreth rajonit verior të Irakut.

Presidenti turk Reccep Tayyip Erdogan, ka kërcënuar me lansimin e onfenzivës në veri të Irakut më herët këtë vit. Këtë javë ai tha se do të zhvillojë një operacion edhe për kurdët në kufi me Sirinë.

“Aktivitetet e PKK-së në territorin e Irakut dhe të Sirisë janë bërë çështje e rëndë për sigurinë kombëtare në Turqi, tha ministri i Jashtëm, Hami Aksoy.

“Këto operacione në luftën kundër terrorizmit do të vazhdojnë, deri sa këto organizata të shuhen nga këto territore”, shtoi ai, shkruan rel. PKK shquhet si organizatë terroriste nga Turqia, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: