Turqia ka goditur objektivat e dyshuar të militantëve kurdë në Siri dhe Irak për të dytën ditë të enjten, pas një sulmi në selinë e industrisë turke të Hapësirës Ajrore të mërkurën, që ka lënë të vdekur të paktën pesë persona dhe të plagosur të paktën 20 të tjerë, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve.

Organizata Kombëtare e Inteligjencës shënjestroi shumë “lokacione strategjike” të përdorura nga Partia e Punëtorëve të Kurdistanit (PKK), ose nga milicia kurde siriane që janë të lidhur me militantët, raportoi Anadolu Agency.

Objektivat përfshinin objekte ushtarake, inteligjente, energjetike dhe infrastrukturore e po ashtu depo municionesh, thuhet në raport.

Të mërkurën, forcat ajrore të Turqisë kryen sulme ajrore kundër objektivave të ngjashme në Sirinë veriore dhe Irakun verior, disa orë pasi zyrtarët qeveritarë fajësuan PKK-në për sulmin vdekjeprurës në selinë e kompanisë ajrore dhe të mbrojtjes, TUSAS.

Ministri i Mbrojtjes, Yasar Guler ka thënë të enjten se 47 objektiva të dyshuara të PKK-së u shkatërruan në sulmet ajrore të së mërkurës, 29 në Irak dhe 18 në Siri.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: