Ministria e Jashtme turke ka tërhequr ambasadorin nga Selia e Shenjtë në Vatikan p-as delaratave të Papa Franceskut, që e cilësoi “gjenocid” vrasjen e qindra armenëve gjatë Luftës së Parë Botërore. Lajmi është bërë i ditur nga mediat italiane, të cilat pohojnë se Turqia ka tërhequr ambasadorin e saj në Vatikan si shenjë proteste ndaj deklaratave të Atit të Shenjtë.

Më herët, Ankaraja zyrtare ka thirrur ambasadorin e Vatikanit për të dhënë shpjegime pas komenteve të Papës. Po kështu edhe ministri i Jashtëm turk, i quajti të papranueshme deklaratat e Papa Franceskut.

Turqia myslimane pranon se shumë të krishterë armenë kanë vdekur në përleshjet me ushtarët osmanë në fillim të vitit 1915, kur Armenia ishte pjesë e perandorisë që sundohej nga Stambolli, por ka mohuar se janë vrarë me qindra mijëra persona dhe se kjo përbën gjenocid.

 

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: