Forcat turke shënjestruan militantët kurdë në veri të Irakut me sulme ajrore, duke vrarë 13 pjesëtarë të Pratisë të Punëtorëve të Kurdistanit (PKK),  ka njoftuar  të martën Ministria e mbrojtjes, raporton agjencia “Reuters”.

Siç ka njoftuar Ministria, militantët e PKK-së u “neutralizuan” në rajonet Gara dhe Haftan në veri të Irakut. Përdorimi i termit “neutralizuar” nga Ministria e Turqisë në përgjithësi do të thotë eliminuar.

Ushtria turke kreu më parë sulme ajrore në Irakun verior të premten dhe shkatërroi 25 objektiva të militantëve kurdë, kishte njoftuar më herët Ministria e Mbrojtjes e Turqisë. Sipas saj, këto objektiva përfshinin shpella, strehimore, bunkerë, depo dhe objekte.

PKK, e cila ka zhvilluar një kryengritje kundër shtetit turk që nga viti 1984, është cilësuar një organizatë terroriste nga Turqia, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian. Më shumë se 40 mijë  njerëz janë vrarë në konflikt.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb