Turqia ka urdhëruar arrestimin e 192 personave, nën dyshimet për lidhje me rrjetin e klerikut mysliman që jeton në Shtetet e Bashkuara, Fetullah Gulen, i cili është akuzuar për organizim të tentimeve të dështura për grushtshtet në vitin 2016, ka raportuar gazeta Hurriyet të martën.

Operacionet policore që kanë shënjestruar përcjellësit e Gulenit janë kryer rregullisht prej tentimeve të dështura për puç. Autoritetet në Stamboll dhe Adana kanë urdhërar arrestimin e më shumë se 100 të dyshuarve ushtarakë javën e kaluar.

Zyra e Kryeprokurorit të Ankarasë ka thënë se ka urdhëruar arrestimin e 50 të zyrtarëve të dyshuar ushtarakë, ndërsa 55 persona janë akuzuar se kanë përdorur aplikacionin për komunikime ByLock, ka raportuar gazeta.

Turqia ka ndaluar përdorimin e këtij aplikacioni pas tentimeve të dështuara për puç, duke thënë se përcjellësit e Gulenit kanë përdorur atë për të komunikuar në natën e 15 korrikut të vitit 2016, kur një grup ushtarësh kanë tentuar të përmbysin qeverinë.

Si pasojë e këtij organizimi janë vrarë 250 persona. Gulen, ish-aleat i presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan, që ka jetuar në ekzil në Shtetet e Bashkuara nga viti 1999, ka mohuar akuzat dhe ka dënuar puçin e dështuar.

Më shumë se 77,000 persona janë burgosur dhe janë në pritje të proceseve gjyqësore, derisa 150,000 shërbyes civilë, pjesëtarë të ushtrisë dhe persona tjerë janë përjashtuar apo puna e tyre është pezulluar si masë ndëshkimore, shkruan rel.

Grupet për të drejtat e njeriut dhe aleatët perëndimorë të Turqisë kanë shprehur shqetësimet e tyre për këto masa, duke thënë se presidenti turk është duke tentuar të shuajë zërat e kundërshtarëve. Qeveria në anën tjetër ka thënë se masat e sigurisë janë të nevojshme për shkak të kërcënimeve me të cilat përballet Turqia.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb