Një ekip kërkuesish turq zbuloi një nëndetëse gjermane të zhytur gjatë Luftës së Dytë Botërore, jashtë brigjeve të Detit të Zi në Stamboll.

U23 u zbulua nga një anije shpëtimi nëndetësesh në 40 metra thellësi dhe dy milje detare nga bregu i Agvasë, në verilindje të Stambollit.

Fillimisht pjesë e një flote me gjashtë anije, U23, 40 metra e gjatë, shërbeu mes viteve 1942 dhe 1944 si pjesë e operacionit ”Barbarossa” duke synuar sulmin e anijeve ruse në Detin e Zi.

Rusët mbytën tre nga anijet ndërsa tre të tjera u bllokuan në Detin e Zi pasi Ushtria e Kuqe pushtoi portin e Konstancës në Detin e Zi në Rumani.

Turqia kishte zbuluar anijen e parë, U20, jashtë krahinës së Sakaryas përgjatë bregut të Detit të Zi në 1994, ndërsa anija e tretë, U19, besohet të jetë jashtë qytetit të Zonguldak.

Turqia ka mbetur neutrale për shumicën e Luftës së Dytë Botërore deri sa ajo i shpalli luftë Gjermanisë në shkurt të vitit 1945.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb