Presidenti i Këshillit të Bashkimi Evropian, Donald Tusk ka paralajmëruar sërish të enjten se pasojat ekonomike dhe politike të një largimi të mundshëm të Britanisë nga BE-ja do të ishin të rrezikshme edhe për bllokun evropian edhe për Britaninë e Madhe.

Britanikët do të votojnë më 23 qershor rreth asaj nëse vendi i tyre duhet të qëndroj apo të dal nga BE, ndërsa një sondazh i publikuar sot thotë se 53 % e tyre janë që Britania të dal nga BE, shkruan rel.

“Nuk kam dyshim se rezultatet direkte të daljes së Britanisë nga BE do të ishin vërtetë të rrezikshme për ekonominë në Mbretërinë e Bashkuar dhe për tërë Evropën”, ka thënë udhëheqësi i samiteve të BE-së gjatë një konference me media në Helsinki.

“Pasojat gjeopolitike janë tërësisht të paparashikueshme. Ajo që kemi nevojë sot është fuqizimi i komunitetit tonë perëndimor”. Tusk gjithashtu ka thënë se sondazhet e fundit nuk janë inkurajuese.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: