BRUKSEL– Presidenti i ri i Këshillit Evropian, polaku Donald Tusk dhe presidenti amerikan, Barack Obama ranë dakord sot, gjatë një bisede telefonike për t’i kërkuar Rusisë të tërhiqet nga lindja e Ukrainës, theksoi Tusk në një komunikatë.

“Ne ndamë shqetësimet tona për krizën në Ukrainë dhe ramë dakord se është e rëndësishme që Rusia të tërheqë trupat nga lindja e Ukrainës”, theksoi Tusk në këtë komunikatë.

“Bashkimi Evropian dhe SHBA-ja vazhdojnë të punojnë shumë ngushtë së bashku duke përfshirë këtu çështjen e sanskioneve si dhe një ndihmë financiare për Ukrainën”, shtoi ai.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: