Fill pas largimit të promotorit të tij më të madh Mauricio Sarri, pozicioni i Hysaj tek Napoli nuk ka qenë asnjë herë i qëndrueshëm. Në çdo merkato flitet për largimin e tij por këtë herë diskutimi është ndryshe pasi shkodrani nuk mund të bashkohet dot me Sarrin pasi FIFA i ka bllokuar merkaton klubit londinez. Pavarësisht këtij detaji e përditshmja torineze “Tuttosport” shkruan se Napoli është i gatshëm të dëgjojë ofertat për shkodranin, për më tepër janë të gatshëm të heqin dorë nga klauzola e largimit:

Hysaj Napoli
Hysaj Napoli

“Pozicioni i Hysajt mbetet gjithmonë për t’u deshifruar, meqë nuk është profili i mbrojtësit të krahut tek i cili Ançeloti do të kishte besim. Ka një klauzolë largimi prej 50 milionë eurosh por Napoli do të pranonte edhe një ofertë prej 35 milionë eurosh, për atë që është futbollisti shqiptar me vlerën e kartonit më të lartë në histori”, shkruan e përditshmja italiane.

“Tuttosport” shkon edhe më tej duke saktësuar se Napoli po mendon të gjejë zëvendësuesin e tij, Manuel Lazzari i Spal (20 milion euro) dhe Valentino Lazaro i Salsburg. As Hysaj nuk ndihet shumë i lumtur tek Napoli këtë periudhë, pavarësisht se është në 100% të formës së tij jo gjithmonë preferohet si titullarë, në këto kushte as Hysaj nuk ka ndërmend të qëndrojë, fundja ofertat për të nuk mungojnë.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb