Kartat audio të Twitter-it ju lejojnë të dëgjoni muzikë pa pasur nevojë që të largoheni nga ky rrjet social. Gjithçka që duhet të bëni është të klikoni tek karta për të dëgjuar muzikë, edhe nëse jeni duke shfletuar brenda aplikacionit Twitter. Kështu ju mund të dëgjoni këngë ose përmbajtje të tjera muzikore nga pajisjet iOS dhe Android, ndërkohë që jeni në kohështrirjen tuaj në Twitter.

Twitter do të bashkëpunojë me disa partnerë muzikor, ku i pari do të jetë SoundCloud. Si fillim, SoundCloud do të ofrojë albume nga The White House dhe Glen Beck. Ju mund të dëgjoni këngë nga Coldplay, David Guetta etj. Apple do të vërë gjithashtu në dispozicion të Twitter-it disa materiale muzikore nga iTunes. Kështu përdoruesit do të kenë mundësi të blejnë një këngë direkt nga aplikacioni i tyre.

Nëse jeni kureshtar të provoni se si funksionon kjo veçori, mund të shikoni këtë cicërimë nga Foo Fighters. Ata do të prezantojnë së shpejti albumin e tyre të ri, dhe janë të parët që po demonstrojnë këtë veçori të re të Twitter-it.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb