Një vatër zjarri ka rrezikuar godinën e Mitropolisë Orthodokse në Gjirokastër. Rreth orës 11:05 të së dielës Shërbimi Zjarrfikës është njoftuar për një zjarr në godinën e Mitropolisë, në lagjen “11 Janari”.

Menjëherë në vendngjarje ka mbërritur grupi zjarrfikës me disa efektivë dhe automjetin mbështetës.

Zjarri ishte shkaktuar nga lënia ndezur e qirinjëve tek vendi i posaçëm i lutjeve fetare.

Nga ndërhyrja e shpejtë dhe efikase u bë izolimi i zjarrit duke mos lejuar depërtimi e tij në pjesët e tjera, të cilat ishin me konstruksion dru dërrase dhe përfshirja në flakë mund të shkaktonte një zjarr masiv.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb