TIRANË

Mediat e huaja kanë raportuar sërish protestën e opozitës së bashkuar në kryeqytet. Kështu, media prestigjoze si “Reuters”, BBC, “Euronews” etj. kanë pasqyruar këtë protestë. Protestuesit opozitarë hodhën bomba benzinë dhe tymuese pranë godinës së Kryeministrisë, në një protestë të madhe kundër pushtetit të Edi Ramës. Opozita bën thirrje që Rama të heqë dorë nga mashtrimi dhe korrupsioni qeveritar i pretenduar.

Protestuesit kanë thirrur në korr “Duam Shqipërinë që gjithë Europa”, një slogan i rikthyer, pasi është përdorur edhe më 1990, kur në vend u shemb sistemi komunist. Një pjesë protestuesish edhe me maska në fytyrë, hodhën bomba benzinë, fishekzjarrë dhe bojëra në parlament. Një duzinë policësh dhe disa protestues u lënduan, thanë policia dhe gazetarët.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Kreu demokrat Lulzim Basha tha se opozita e bashkuar është e vendosur që ta dërgojë deri në fund betejën për demokraci dhe që në vend të mos vidhet vota. “Ne jemi këtu me një mision, për të çliruar Shqipërinë nga krimi dhe korrupsioni, për ta bërë Shqipërinë si pjesa tjetër e Evropës”, tha Basha për një turmë prej disa mijë vetash përgjatë bulevardit kryesor.  Policia gjithashtu u përgjigj me gaz lotsjellës dhe ujë, për të shpërndarë turmën.

Duke njohur progresin, Komisioni Europian rekomandoi që Shqipëria të fillojë bisedimet e pranimit vitin e kaluar, por Këshilli Europian vonoi vendimin dhe pritet që përgjigja të jepet në muajin qershor. Shqipëria ka bërë disa hapa progresivë në drejtim të gjyqësorit, duke hequr nga drejtësia njerëz të dyshuar të korruptuar.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb