Optimizëm në shtëpinë e Napolit për rinovimin e Khvicha Kvaratskhelia. Sipas asaj që u raportua nga Il Mattino, napoletanët  po mendojnë që t’i ofrojnë 5 milionë euro pagë, ndërsa qëndrimi i tij te kjo skuadër do zgjatej edhe me dy vjet të tjera (nga viti 2027 në 2029).

Ylli gjeorgjian do të ishte mjaft i kënaqur pasi do fitonte 6 milionë në vit, duke përfshirë bonuset.

Sipas asaj që shkruajnë mediat italiane, palët janë në në negociata dhe shumë shpejt mund të arrihet tymi i bardhë, që do t’i jepte një herë e mirë fund diskutimeve.

Kujtojmë se për sulmuesin Kvara ka interes nga klube gjigande si PSG dhe Barcelona.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb