TIRANE

Një makinë është përfshirë nga flakët në autostradën Tiranë Durrës. Ngjarja është shënuar mesditën e kësaj të shtune në afërsi të Vorës. Sic duket në videon e siguruar nga “BalkanWeb”, forcat zjarrfikëse kanë mbërritur në vendngjarje duke bërë të mundur shuarjne e flakëve. Nuk dihen ende shkaqet e zjarrit në makinën tip ‘Opel’ me portobagazh.

Nga zjarri në automjet u shënuan vetëm dëme materiale, ndërsa fatmirësisht nuk pati të lënduar.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb