Zëdhënësja e Anti-korrupsionit në PD, Genta Vangjeli, në një deklaratë për shtyp, ka renditur disa emra, për të cilët tha se ishin të lidhur me inceneratorët.

Ajo u shpreh se janë pikërisht këto emra, për të cilët mazhoranca refuzon mocionin me debat të kërkuar nga PD në lidhje me fondet e IPARD, për të cilin OLAF deklaroi se ka abuzime.

DEKLARATA:
Të dashur qytetarë,
Një lajm që ndoshta u ka shpëtuar, në serialin e gjatë të megavjedhjeve dhe megaskandaleve të qeverisë Rama, është se parlamenti i Lindës së bindur, rrëzoi kërkesën e PD për mocion me debat për fondet e IPARD, të cilat sipas OLAF, krahut investigativ të BE, janë vjedhur nga minsitrja e Ramës dhe ortakët e saj, dhe në vend që tu shkonin fermerëve, kanë gostitur oligarkët dhe patronazhistët.

Për këtë BE ka bllokuar fondet për fermerët shqiptarë dhe ka kërkuar që të kthehen mbrapsht disa milionë euro të fondeve të mëparshme.
Në vijim po paraqesim për publikun disa nga përfituesit e këtyre fondeve, të listuar ndër emrat e publikuar nga AZHBR. Këta emra janë edhe arsyeja se pse Parlamenti e refuzon mocionin me debat të PD.

Shumica e kompanive përfituesve janë krijuar dhe rregjistruar si subjekte tregtare pikërisht në periudhën e aplikimit për përfitimin e fondeve tregues i cili krijon dyshime të arsyeshme se kanë patur garanci për shpalljen e tyre fitues.

Ndërsa një pjesë tjetër e subjekteve si kompani ndërtimi, investitorë strategjikë, zotërues të një ose disa koncesioneve në fushën e energjisë, servise makinash etj, nuk kanë patur asnjë lidhje me objektin për të cilin kanë përfituar para nga programi.
Kjo ngre gjithashtu dyshimin e fortë e të arsyeshëm se janë dakortësuar paraprakisht dhe garantuar nga AZHBR për përfitimin e këtyre fondeve të BE, dhe kanë shtuar objektin e veprimtarisë në rregjistrat e QKB pikërisht në ose përreth kohës së aplikimit e marrjes së këtyre pagesave.

Nëse Linda e parlamentit të Edit nuk guxon ta njollosë qeverinë që i ka dhënë postin, po SPAK-u i Dumanit, do të jetë i publikut apo i partisë? Do të veprojë apo… me kismet!?

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb