Skënder Gega u afrua te Partizani në moment kritik, pas një humbje që “demat” morën në derbin me Dinamon. Dhe pse dështoi më pas në Kupë, arriti objektivin për të qenë pjesë e Final Four.
Festa ishte e madhe për kryeqytetasit, që mposhtën Elbasanin(2-0) në Tiranë. Trajneri Gega ka vendosur sot të publikojë një foto me drejtorin teknik të Partizanit, Sokol Haxhia.
“Nëse ndjek rrugën e duhur, do të arrish në destinacionin tënd”, shkruan Gega.
Tashmë Partizani ka të sigurt pjesëmarrjen në Europë për sezonin e ardhshëm. Nesër ndërkohë do të mësojë kundërshtarin e gjysmëfinales në Final Four.

