Një adoleshente shqiptaro-britanike ndodhet në gjendje të rënduar shëndetësore në spital, pas një aksidenti automobolistik.

Pamela Mema, me banim në veriun e Londrës, ishte nisur në Shqipëri për të festuar 24-vjetorin e e motrës së saj në Belsh të qarkut të Elbasanit më 22 nëntor, vend ku ndodhi edhe aksidenti.

18-vjeçarja u dërgua me urgjencë në spital në gjendje të rëndë dhe akoma vijon që të jetë në koma.

Familja dhe miqtë e vajzës së re po mbledhin para për ta kthyer atë në Angli për të bërë trajnimin. Një faqe Gofoundme, ka mbledhur thuajse 74 mijë paund ndihma deri tani.

“Më 22 nëntor 2024, bukuroshja, inteligjentja dhe e forta Pamela Mema u aksidentua me makinë në fshatin Belsh të Shqipërisë, rrugës për të festuar 24-vjetorin e motrave të saj. Që prej datës 22 Pamela ka luftuar për jetën e saj në spitalet e Shqipërisë. Tani duhet urgjentisht ta kthejmë Pamelën në shtëpi në Londër, në mënyrë që ajo të marrë kujdesin më të mirë mjekësor që i nevojitet me mjekët që kemi besim dhe të vendosim besimin tonë me një ambulancë ajrore.

Pamela është vetëm 18 vjeçe dhe ka gjithë jetën e saj përpara dhe çdo donacion vlerësohet jashtëzakonisht shumë për ta sjellë Pam-in tonë në shtëpi dhe që ajo të marrë kujdesin më të mirë të mundshëm”, shkruan Eshli Haxhiasllani e cila ka krijuar faqen GoFoundMe.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb