Modelja shqiptare Almeda Abazi dhe aktori turk Tolghan Saysman kanë përjetuar mbrëmjen e djeshme momente tensioni, pasi u përfshinë në një aksident.

Ngjarja ndodhi dje teksa çifti i famshëm dilte nga parkingu i restorantit ku kaluan një darkë romantike, ndërsa makina e tyre u përplas me një taksi.

Por fatmirësisht, siç raportuan edhe mediat turke, nga aksidenti pati vetëm dëme materiale. Por padyshim që ky lajm shqetësoi fansat e çiftit.

Ndaj edhe Almeda vendosi të flasë duke qetësuar fansat e saj. Përmes një fotoje të postuar në Instastory ajo dhe bashkëshorti i saj janë mirë. “Faleminderit për mesazhet. Falë Zotit jemi mirë, qoftë me kaq”, shkruan Almeda në Instragram.

-640-0-5ad767e75fc55

-640-0-5ad767eb90909

-640-0-5ad767edd9e58

-640-0-5ad767f2c8524

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: