Në daljen për mediat, të paraljamëruar një ditë më par ëish ministri i brendshëm Saimir Tahiri e konsideroi vendimin e gjykatës një gjysmë lajmi të mirë ndërsa tha se po pret zbardhjen e tij për ta apeluar atë.

“Nuk kam patur asnjë kontakt asnjë komunikim asnjë kontakt me këdo që është akuzuar në këto dy vjet bashkë me mua. Se policia ka bërë detyrën e ka kallëzuar edhe këta që thonin se ishin bashkëpunëtorët e mi. Disa nga policët, as kanë qenë në detyrë e më kanë akuzuar mua. Këto e shumë gënjeshtra si thash kurrë në publik, e këtë e bëra në respekt të drejtësisë. Po gënjeshtrat një ditë bien. Ky sigurisht ishte një gjysmë lajm i mirë për mua. Gënjeshtrat morën një përgjigje, kjo për mua nuk është drejtësi e plotë. Beteja për të vërtetën time, ndaloi dje në stacionin e parë e ka plot rugë përpara. është një shprehje që thotë gënjeshtra ka bërë xhiron e botës, ndërsa vërteta ende nuk ka veshur këpucët.

Do më duhet shumë shumë punë përpara, për të bindur se sa të pavërteta janë thënë deri tani. Vendimi nuk është zbardhur ende e s’më takon të ndalem shumë. Do luftoj pa pushim e do luftoj pa u përkulur deri në ditën e fundit se kam shpërdoruar kurrë detyrën përkundrazi e kam bërë me pasion e përkushtim. Ata që e zhytën vendin në krim sot me akuzojnë mua. E kthyem qarkullimin rrugor në model e ata që e kishin kthyer në katrahurë më akuzojnë mua. Gabohen kush mendon se kanabis kishte vetëm në Lazarat. Unë bëra detyren dhe bëra edhe gabimin më të madh që e thash publikisht ku mbillej kanabis në Shqipëri.

Unë sot akuzohem për shpërdorim detyre, po unë do përballem edhe me këtë akuzë. Ka patur shqipëria ministra të brendshëm të tjera, ministra e kryeministra, një ministër i brendshëm kur u vranë 4 qytetarë, nuk u akuzua për shpërdorim detyre e as kryeministri i asaj kohe , as min mbrojtjes su akuzua kur la 28 të vrarë në Gërdec, askush në këto 30 vite që ka vjedhur paratë e qytetarëve nuk u akuzua, ndaj janë sot serbes serbes shesin dëngla e më bëjnë gjyqin para populli. Po unë jam shumë larg nga këta, më intereson vetëm e vërteta ime. Po pres të marr vendimin e zbardhur e ta apeloj, të përgjigjem me përulësi për cdo akuzë vetëm me të vërtetat e mia. Ka shumë që sot më besojnë e i falenderoj pa masë, ka shumë që s’më besojnë edhe ata i falenderoj. “ u shpreh Tahiri.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb