Në emisionin “Me Zemër të Hapur” në News24 me autoren Evis Ahmetin është trajtuar historia e Mirash Lepurit i cili është akuzuar për vrasje në tentativë ndaj një shtetasi me të cilin kishte pasur konflikte të mëparshme dhe u dënua nga drejtesia me 10 vite burg. Sot ai kërkon të rrëfej të vërtetën e akuzave dhe ngjarjen e ndodhur disa vite më parë.

Mirashi gjatë rrëfimit të ngjarjes ka pranuar se kohë më parë kishte pasur debate me personin por ai theksoi se gjërat midis tyre ishin sqaruar.  Ai mohoi të kishte goditur personin në fjalë, duke shtuar se nuk kishte pasur kontakte me të pasi prej kohësh jetonte tek vëllai i tij në Itali.

Gjatë rrëfimit ai tregoi se kamerat e sigurisë të hotelit ku punonte, nuk janë hapur plotësisht dhe se  nuk kanë treguar gjithë dinamikënbe ngjarjes.  Më pas në xhaketën e tij ishin gjetur edhe disa gjurmë baruti ku sipas tij para se ai të shkonte në punë më parë kishte ndihmuar për disa rregullime tek shtëpia e vëllait në qytetin e Burrelit.

“Unë në datën 27 prill në darkë isha në punë. Në orën 21:00 bashkëshortja më telefonoi dhe më tha që në shtëpi kishte shkuar policia. Komunikova me forcat policore në telefon dhe më kërkuan që të paraqitesha. Unë e kam mësuar se cfare kishte ndodhur kur shkova tek komisariati. Atje më komunikuan se një burrë ishte plagosur. Unë kisha disa debate me të kohë më parë por ato ishin sqaruar. Gjatë asaj kohe kam qënë edhe në Itali tek vëllai dhe kisha kohë pa e parë personin kështu që nuk është e mundur që unë ta kem goditur. Kamerat e sigurisë së hotelit nuk janë hapur plotësisht dhe nuk mund të kuptohet ngjarja.  Në xhaketën time janë gjetur  nga policia edhe disa gjurmë baruti por mbaj mend gjithashtu se para se të shkoja në punë, kam ndalur tek shtëpia e vëllait tim në Burrel për ta ndihmuar për rregullimin e disa pajisjeve me fresibël”. tha ai

Sipas tij ai bashkëpunon me forcat policore dhe akuzat ndaj tij janë të padrejta. Gjithashtu ai theksoi se është i pafajshëm, dhe kërkon drejtësi nga gjykata e Strasburgut

“Ai gjithashtu pretendon se unë kam tentuar ta vrasë atë në bashkëpunim me dikë tjetër. Unë mendoj se ai është bashkëpunëtor i policisë, pasi më ka akuzuar padrejtësisht. Gjithashtu unë kam tentuar të ulë tensionet midis familjeve tona. Unë jam i pafajshëm, kërkoj drejtësi nga gjykata e Strasburgut”, përfundoi Marashi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb