TIRANË

Berhan Bajrakurti thyen heshtjen në studion e emisionit “Me zemër të hapur” në News24. Shefi i policisë në Malësinë e Madhe u akuzua se kishte ngacmuar seksualisht një vajzë 15-vjeçare dhe për këtë akuzë u publikua edhe një video intime.


Bajrakurti u prangos, por pak ditë më parë ai është lënë i lirë pasi askush nuk merr përsipër akuzat e ngritura ndaj tij dhe askush nuk merr përsipër të bëjë denoncimin zyrtar.

Pak dite pasi ka fituar lirinë, Bajrakurti ka vendosur të flasë e të tregojë të vërtetën e kësaj ngjarje e cila e ktheu në protagonist të një ngjarje të shëmtuar. Shumë i tronditur, teksa përpiqej të mbante lotët dhe herë-herë me pauza, Bajrakurti, baba i 3 vajzave, 2 prej tyre të martuara dhe një djali, madje dhe gjysh i kërkoi falje familjes, policisë së Shkodrës, farefisit dhe gjithë Malësisë së Madhe.


Ai tha se ky skandal e vrau për së gjalli.
“Së pari dua të bëj një falënderim nga zemra për ju si gazetarë që ishit të parat që dolët krah. Zgjodha për të folur këtu. Jam i shokuar totalisht megjithëse në kushte jo komode dua të bëj një mesazh. Në radhë të parë dua t’i kërkoj falje familjes ime për momentet aspak, tepër tronditëse që ndodhën mbi familjen time padrejtësisht. I kërkoj falje komisariatit të policisë Shkodër dhe Malësisë së Madhe. I kërkoj falje farefisit tim për situatat skandaloze që iniciuan të pabesët. I kërkoj falje gjithë Malësisë së Madhe se ne si trevë s’i kemi zakon këto gjëra. Janë shokuar dhe ata. Mua më vranë e më kryqëzuan për së gjalli. Do ju falënderoj dhe ju përzemërsisht. Po flas me zemër të hapur. kam besim tek drejtësia dhe do ia lë drejtësisë”, tha Bajrakurti.


(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb