Gjykata e apelit thuajse pas 19 viteve ka sjellë vendim final për lirimin nga aktakuza të Ramiz Asani, Muça Bajrami, Emrula Emrulai dhe Lirim Dinarica të cilët janë akuzuar për vrasjen e tre policëve Kiril Petrushevski, Aco Angelovski dhe Erol Gotak, ngjarje e ndodhur më 11 janar të vitit 2000 në hyrje të Haraçinës.

Lirim Dinarica, një nga të akuzuarit pas publikimit të vendimit final nga Gjykata penale deklaroi se mbrojtja e tyre ka pasur dhjetra dëshmitarë të cilët kanë deklaruar se aid he të akuzuarit tjerë nuk kanë asnjë lidhje me vrasjen e tre policëve.

‘Kemi kaluar 18 vite në torturë, maletrtim dhe lavrinte gjyqësore dhe vetëm lëkura jonë e din si kemi qenë, e dhimbshme është që në burgjet tona qëndrojnë shumë njerëz të pafajshëm, jo vetëm për këtë rast por edhe për shumë të tjerë’, deklaroi atëherë Dinarica.

Për këtë rast të akuzuar ishin edhe 6 persona përshirë këtu edhe tashmë të ndjerit Bashkim Asani dhe Agim Asani. Të akuzuarit tashmë kishin marrë vendimin për lirim për shkak të mungesës së dëshmive por ankesa e prokurorisë në gjykatën e apelit e kishte kthyer rastin nga fillimi.

Këtë herë prokuroria ankohej, por gjykata e apelit nuk pranoi ankesën dhe vërtetoi pafajësinë e tyre. Tre policët të cilët më 11 janar të vitit 2000 u vranë duke marrë pjesë në aksionin për gjetjen e automobilëve të vjedhur me çka ndaj tyre ishte shtënë me armë automatike.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb