Policia e Kosovës ka lajmëruar se është arrestuar Ujkan Metaj, që 12 ditë më parë ishte arratisur nga burgu në Dubravë.

Policia tha se për të identifikuar dhe më pas kapur Metajn, ka pasur një punë të mirëorganizuar.

“Si rezultat i angazhimeve të pandërprera të Policisë së Kosovës, konkretisht të Drejtorisë Rajonale në Pejë, në kërkim të personit të dyshuar U.M, viti i lindjes1988 nё Istog, i cili ishte i kërkuar për veprën penale “Arratisja e personit tё privuar nga liria”, thuhet në njoftim.

Metaj është dënuar me burg për përfshirjen e tij në grabitjen e një banke në Istog të Kosovës, rast ku mbeti i vrarë polici Izet Demaj.

Gjykata në Pejë gjatë 2019 e ka dënuar me pesë vite burg Ujkan Metajn, pasi i pandehuri ka pranuar fajësinë dhe ka thënë se e ka ndihmuar të ndjerin Kamer Metaj, për të kryer grabitjen e bankës në Istog. Gjatë grabitjes, u vranë polici Izet Demaj dhe grabitësi Kamer Metaj.

Apeli i shtoi dhe dy vite burg, duke e lënë në qeli për 7 vite. Të pandehurit i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: