GREQI

Policia greke ka publikuar emrin dhe foton e shqiptarit që është ende në kërkim si i arratisur  nga burgu Petru Rali në Athinë. Siç raportojnë mediat greke në kërkim është ende Astrit Haxhi Hasani. Ndërsa  dje u arrestua Adrian Bilbil Cobo.

Sipas gazetarit Panajotis Vlahucakos, shqiptarët e arratisur nga burgu grek, kanë qenë të dënuar për vjedhje dhe kërcënim për vrasje.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Arratisja ndodhi më 3 qershor në orën 04.00 të mëngjesit. 4 shqiptarët  të vendosur përkohësisht në burgun e transferimit janë arratisur, pasi pak ditë më parë ishin implikuar në episode të dhunshme në burgun Koridhalos. Ata fillimisht kanë thirrur rojet për ndihmë kur një prej tyre u shtri në shesh dhe bënte të sëmurin.

Greqi
Greqi

Sapo rojet hynë në qeli, i kërcënuan me thikë të improvizuar, u morën armët dhe celularët dhe i mbyllën brenda. Më pas zbritën në katin e parë, ku kërcënuan një tjetër polic që ndodhej në makinën e transferimit, morën makinën dhe u drejtuan në hyrjen e burgut ku përsëri kërcënuan me armë rojen.

Bëhet e ditur se të arratisurit morën armë dhe celularë, të cilat u përdorën në shkëmbim zjarri, pa të plagosur. Të arratisurit braktisën makinën e policisë pak metra larg burgut dhe u larguan në drejtim të panjohur. Në operacionin masiv policor përdoren dhe helikopterë që mbulojnë nga orët e para të mëngjesit gjithë Athinën.

(Balkan Web)

 

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb