Presidenti i akuzuar i Koresë së Jugut Joon Suk-Yeol u dërgua në kompleksin presidencial këtë mëngjes në një operacion masiv policor, duke këmbëngulur në mënyrë sfiduese se agjencia kundër korrupsionit nuk ka autoritet për të hetuar veprimet e tij, por tha se ai veproi për të parandaluar dhunën.
Në një video-mesazh të regjistruar para se të dërgohej në selinë e Agjencisë Kundër Korrupsionit, Joon u ankua se “shteti ligjor është shembur plotësisht në këtë vend”.
Jun, presidenti i parë i vendit që u arrestua, ka qenë i izoluar në rezidencën e tij Hannam-dong në kryeqytetin Seul për javë të tëra, duke u zotuar të “luftojë deri në fund” kundër përpjekjeve për ta rrëzuar atë.
Zyra e Hetimit të Korrupsionit për Zyrtarët e Lartë deklaruan se Jun u arrestua rreth orës pesë, tre orë pasi ata hynë me sukses në rezidencë. Kjo është tentativa e dytë për ta ndaluar atë për vendosjen e gjendjes së jashtëzakonshme.
Një kolonë fuoristradash të zeza u panë duke u larguar nga kompleksi presidencial me një eskortë policie. Jun u pa më vonë duke dalë nga automjeti pasi mbërriti në zyrën e Agjencisë në qytetin e afërt të Gwacheon. Pas marrjes në pyetje, J00n do të dërgohet në një qendër paraburgimi në Uiwang, afër Seulit.
(BalkanWeb)