Vrasja që tronditi pak pas mesnate qytetin e Kavajës, ku një person mbeti i vrarë dhe një tjetër u plagos, ka çuar në arrestimin e Bledar Toçit (i plagosuri) dhe vëllait të tij, Bernard Toçi.

Ky i fundit u arrestua pas kontrollit të ushtruar nga policia pak pas krimit ku mbeti i vrarë Dritan Haxhollin. Kjo pasi në banesën e tij në lagjen nr.2, në katin e tretë të një pallati, u gjetën dhe sekuestruan 7 doza kokainë, të cilat ishin paketuar dhe gati për t’u shitur.

Gazetarja Dorjana Bezat tha për ‘BalkanWeb’ se vëllai i të plagosurit, Bernard Toçi ishte prej muajsh nën hetim nga autoritetet, pasi dyshohej si shpërndarës kokaine.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: