TIRANË

Kryeministri Edi Rama ka shkarkuar nga detyra kryebashkiakun e Lushnjes, Fatos Tushe, i cili u arrestua ditën e djeshme për korrupsion me tenderat.

Vendimi është marrë ditën e sotme në mbledhjen e Këshillit të Ministrave dhe mban firmën e kryeministrit.

Në vendimin e firmosur nga Rama thuhet se shkarkimi i kryebashkiakut Tushe nga detyra është bërë, për shkak të shkeljeve të rënda të kryera prej tij.

  • foto galeri

Fatos Tushe u arrestua ditën e djeshme me urdhër të SPAK, i akuzuar për disa raste korrupsioni. Tenderi, për të cilin SPAK nisi hetimet dhe vendosi të arrestonte kryebashkiakun e Lushnjës, Fatos Tushe, është i vitit 2020.

Bëhet fjalë për një tender me vlerë 24 milionë lekë të reja për rehabilitimin e kanalit ujitës në fshatin Bishqethem dhe Bitaj, në njësinë administrative Kolonjë.

Sipas burimeve, Tushe ka favorizuar një nga kompanitë, që ka marrë pjesë në tender. Përveçse akuzohet për shkeljen e barazisë në tendera, pasi ka skualifikuar kompanitë e tjera, sipas SPAK dyshohet se ka përfituar dhe para, bashkë me të arrestuarit e tjerë në Bashkinë e Lushnjës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb