Themeluesi i Wikileaks Julian Assange është arrestuar në ambasadën e Ekuadorit në Londër. Assage mori strehim në ambasadë  7 vite më parë për të shmangur ekstradimin në Suedi pas rastit të një sulmi seksual.

 Ai ndërtoi një reputacion si themeluesi i Wikileaks, duke zbuluar top sekrete.

Këto janë disa nga rrjedhjet më të mëdha të informacionit që Assange dhe organizata e tij kanë bërë që nga viti 2006, të radhitura nga USA Today.

Manualet e ushtrisë amerikane për burgun e Guantanamos

Manuali tregonte që ushtria kishte një politikë të mbante të burgosurit të fshehur nga inspektorët e Kryqit të Kuq për arsye të mos zbulimit të keqtrajtimeve që iu bëheshin atyre. Disa nga të burgosurit ishin mbajtur me javë të tëra në izolim. Gjithashtu u zbulua për tortura.

570 mijë mesazhet e dërguara më 11 shtator 2001

Wikileaks zbuloi se më shumë së gjysmë milionë mesazhe u dërguan para, gjatë dhe pas sulmeve të 11 shtatorit në New York. Mesazhet përfshinin komunikime mes Pentagonit, FBI’së dhe Departamentit të Policisë së New Yorkut.

“Ne shpresojmë se çasja në historinë e mesazheve do të dërgojë në një kuptim të nuancës se si kjo ngjarje çoi në vdekje, oportunizëm dhe luftë”, tha WikiLeaks për informacionin.

Videoja e helikopterit të SHBA’së që vriste civilë në Irak

Wikileaks publikoi një video ku shihej një helikopter ushtarak amerikan në Bagdad, që vriste njerëz civilë duke përfshirë një fotograf të Reuters.

Më vonë ushtari transseksual Chelsea Manning u arrestua për vrasje të njerëzve të pafajshëm në zonë lufte.

Dokumentet e luftës për Irakun dhe Afganistanin

Wikileaks më 2010 publikoi më shumë se 90 mijë dokumente rreth luftës në Afganistan dhe rreth 400 mijë për luftën në Irak. Dokumentet zbuluan vrasjet e civilëve, gjuetinë për liderin e Al Kaidës Osama bin Laden dhe mbështetjen e Iranit për militantët në Irak.

Kabllot e Departamentit të shtetit amerikan

Sekretarja e Shtetit Hillary Clinton e quajti publikimin e këtij informacioni “një sulm ndaj bashkësisë ndërkombëtare”. Dokumentet përfshinin verifikimin se SHBA’ja kishte kryer sulme të fshehta me dronë në Jemen, detajet e përpjekjeve të SHBA për të marrë informacion mbi përfaqësuesit e Kombeve të Bashkuara, një shtytje nga familja mbretërore e Arabisë Saudite që SHBA’ja të sulmonte Iranin dhe një përshkrim të Rusisë nën Vladimir Putin si një “shtet virtual i mafiasë”.

E-mailet e vjedhura të 2016

Emailet që inteligjenca amerikane e pranoi se ishin vjedhur nga hakerët që punonin për qeverinë ruse, treguan që Partia Demokratike kishte favorizuar Hillary Clintonin përmbi rivalin e saj Bernie Sanders. Emailet ishin vjedhur nga Komiteti Nacional i Demokratëve në SHBA dhe menaxheri i kampanjës së Hillary, John Podesta.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb