TURQI

Një nga dy arabët e ndaluar në Turqi, lidhur me dyshimet e spiunimit dhe mundësive të mundshme për lidhje me vrasjen e Jamal Khashoggit në ambasadë ka vrarë veten në burg, sipas mediave vendase.

Personi, identiteti i të cilit ende nuk bëhet me dije u arrestua nga autoritetet turke 10 ditë më parë dhe më vonë u akuzua zyrtarisht për “spiunazh ndërkombëtar”. Më vonë, ai u gjet i vetëvarur në qelinë e tij në burgun Silivri në periferi të Stambollit të dielën.

Autoritetet turke po fillojnë tani një hetim rreth rrethanave të dyshimta të vdekjes së tij.  Për të dy ata bëhej me dije se ishin shtetas palestinezë dhe se punonin në emër të inteligjencës së UAE, raporton Al Jazeera. Një nga dy spiunët e dyshuar të UAE thuhet se arriti në Turqi vetëm dy ditë pas vrasjes së Khashoggi.

Gazetari i Arabisë Saudite, Jamal Khashoggi u vra dhe u shpërbë në konsullatën saudite në Stamboll tetorin e kaluar në një rast që nxiti protestë ndërkombëtare. Deri më tani, prokurori publik saudit ka akuzuar 11 persona në lidhje me vrasjen e Khashoggi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb