Flamur Avdyli, njëri prej vëllezërve Avdyli, i ndaluar nga policia gjatë operacionit “Vol Vo 4” dhe u la i lirë pak orë më pas, ka reaguar sot duke mohuar akuzat e ngritura për të.
Përmes një mesazhi të dërguar Blendi Fevziut, ai ka kërkuar të sqarojë pozicionin e tij lidhur me akuzat që i janë bërë Avdylajve për pjesëmarrje në grup kriminal.
“Doja të bëja me dije për emisionin tuaj dhe ata që ju ndjekin, që biznesi dhe puna ime është e ngritur për 27 vite në emigrim”, ka shkruar Flamur Avdyli.
(BalkanWeb)