Nga: KLODJANA HAXHIAJ*DURRES-Pas denoncimit të bërë nga bashkëshortja ndaj një 39-vjeçari në Shijak, se ka tentuar të çojë në Siri dy djemtë e tij të mitur, kanë reaguar familjarët. Babi i të arrestuarit, Ilir Shala në një intervistë për News24 thotë se djali i tij, nuk është besimtar radikal, por që prej një viti ka shfaqur probleme mendore. “Djali duhet të kurohet se ka problem mendore e për këtë i bëj thirrje shteti ta kurojnë se ne nuk kemi mundësi.”- shprehet 77-vjeçari.


39 -vjeçari Ilir Shala nuk ka pranuar në polici asnjë prej akuzave të ngritura nga bashkëshortja. Familja Shala me origjinë të hershme nga Kosova njihet në zonë si familje e nderuar dhe pa problem me asnjë njeri. Banorët dhe komshinjtë shprehen se nuk kanë dëgjuar më parë ndonjë problem në këtë familje apo tek djemtë e saj. “Nuk ka qenë kurrë në Siri. Ne e dëgjuam në televizor dhe nga fjalët që dëgjuam na erdhi shumë keq, si për djalin ashtu edhe për prindërit e tij të moshuar.


Policia e Durrësit ka nisur akuzë ndaj Shalës për dhunë në familje dhe armëmbajtje pa leje, ndërsa bashkëshortja e tij e akuzon për tentativën e rrëmbimit të djemve me qëllim dërgimin në Siri.


Deri tani nga hetimet rezulton se 39 -vjeçari nuk ka lidhje asnjë preson në Siri apo edhe në Shqipëri. Burimet policore bëjnë me dije se ai vuan nga sëmundje mendore dhe pritet ti drejtohen ekspertëve për ekzaminimin e mëtejshëm të tij.

INTERVISTA E BABAIT
Zoti Rexhep e kanë arestuar djalin tuaj. Nusja ka thënë se do dërgonte djemtë në Siri…
Ai ka neovojë për ndihmë. Dhe unë kam një lutje, me mujt e më ndihmu kush sepse është i sëmurë. Me fol drejt ka një vit që ne vujm dhe gruaja me kalamajt ka torturat e veta. Me mujt me e cu ne ndojë spital psikiatrik me e kuru se nuk ja kemi patur ngenë dobët nga ekonomia.
Kur kanë nisur problemet me të?
Kemi pasur telashe që prej një viti, kurse e shoqja që e raportoi ka shkuar keq, me të. të gjithë e dimë. Por nusja dhe njerëzit e saj bërë të fryrë e kanë rënduar shumë.
Ka qenë djali juaj në Siri?
Jo as ka qenë e as mund të shkojë. Ka qenë vetëm në Itali e ndonjëherë në xhami të fshatit, se ai humb rrugën me sëmundjen që ka. Nuk logjikon dot fare. Fëmijët i ka si yje. Sot ka qenë krushku me të birin dhe jam nxehur me ta me të drejtë. I thashë pse mor burrë ju e dini që ai është i sëmurë, pse duhet t’ia bëni këtë? E humba logjikën me ta. Nuk mund të flasësh për djalin kështu se unë kam prind, por ai nuk ka më logjikë.
A ka pasur armë? Nusja e ka denoncuar për kallashnikov…
Ne e dimë që jo. E kanë arrestuar të policisë ka këtu afër shtëpisë. Ne e denoncuam vetë si familje, për dhunën në shtëpi.
Por ai thoshte që do dërgonte djemtë në Siri?
Ai nuk ka llogjikë, ai ka nevojë për kurim, se e dinë të gjithë që është i sëmurë medor. Unë nuk de dua djalin në shtëpi, të kurohet pastaj të vijë e të rirsë fëmiëjt e tij”.

(a.n/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: