TIRANË

Pas arrestimit të 25-vjeçarit në Tiranë, Islam Xhaferi, i cili dyshohet se ka abuzuar me një minorene është zbardhur edhe dëshmia e tij dhënë për hetuesit e ngjarjes.

Gazetarja e “BalkanWeb” Dorjana Bezat raporton se ai ka mohuar në formë kategorike që të këtë kryer marrëdhënie seksuale me nxënësen, por ka shtuar se i pëlqente si fizik dhe ndaj e kishte ftuar në makinë. I arrestuari shprehet gjithashtu se vajza e mitur ka shkuar me dëshirën e saj, ndërsa kur ai ka mësuar moshën i ka kërkuar të largohet.

“Me vajzën nuk kam abuzuar seksualisht. Me pëlqente si fizik dhe e ftova në makine. Erdhi me dëshirën e saj. Kur shkuam në hotel e pyeta për moshën dhe kur e mësova se ishte e mitur i thashë të largohej.”-,mësohet të ketë thënë ai.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: