Gjykata e Tiranës ka dënuar me 7 vite e 6 muaj burg Kristjan Gjinin i cili akuzohet për ngritjen e një baze armatimesh në Tiranë në korrik të vitit të kaluar. Kristjan Gjini ka pranuar se bazën e armëve e kishte ngritur ai dhe Prokuroria kërkoi 12 vite burg.

Lajmi është konfirmuar nga gazetarja Klodiana Lala për “BalkanWeb”.

Ndërkohë që sa i përket të akuzuar tjetër Fatjon Murati, gjykata e shpalli të pafajshëm edhe pse prokuroria kishte kërkuar 3 vite burg për armëmbajtje pa leje.
Prokuroria e Tiranës kishte 12 vite burg për Kristjan Gjinin, ndërsa 3 vite për Muratin, i cili rezulton të jetë edhe pronari i lokalit në “Don Bosko” që u qëllua me breshëri automatike, ku u vra banakierja dhe u plagosën gjashtë të tjerë, mes të cilëve një e mitur. Ngjarja ndodhi në kohën kur Murataj do duhej të ishte në arrest shtëpie, për armët e zbuluara teksa pas atentatit, policisë nuk e gjeti në banesë.

Murataj fajësohej nga prokuroria për “mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” në banesë. Ishte pikërisht një gjurmë gishti në një valixhe që u gjet në banesën e Kristian Gjinit, prova që çoi në arrestimin e Fatjon Muratit disa muaj më parë. Më pas, ai u lirua nga gjykata e Tiranës që caktoi ndaj tij masën e arrestit shtëpiak, duke argumentuar se prokuroria s’kishte arritur të gjente asnjë provë tjetër që ta implikonte, veç gjurmës së gishtit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: