GJKKO ka lënë në burg Gazmir Preçin, shefi i Antidrogës në Durrës, i cili akuzohet se ka shantazhuar pronarin e një lokali me pretendimin që do ia mbyllte biznesin, nëse nuk i jepte 20 mijë euro.

Gazetari Igli Çelmeta ka siguruar për BalkanWeb dëshminë e Preçit, i cili ka kërkuar një masë më të butë se arresti me burg.

“Kërkoj një masë më të butë, pasi jam baba i tre fëmijëve. Nuk e dija fare se në pako kishte para. Kam shkuar vetëm se më ka kërkuar pronari i biznesit. Nuk e dija se kishte lekë brenda zarfit dhe në momentin e arrestimit kam kërkuar që pakoja të hapet në praninë e avokatit, gjë e cila nuk më është mundësuar.”, mësohet të jetë shprehur ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: