Kardiokirurgu Edvin Priftin, i cili u arrestua pak kohë më parë për korrupsion, tashmë ka mundësinë t’i kthehet profesionit.
Lajmi është bërë i ditur për BalkanWeb nga gazetarja Klodiana Lala. Mësohet se për Priftin, ka rënë masa e pezullimit që ishte vendosur nga gjykata, pasi ka mbaruar afati i caktimit të kësaj mase. Lala bën me dije se Gjykata ka bërë thjeshtë konstatim, ndërkohë që mjeku Prifti do të ketë mundësi që të kryejë ndërhyrje kirurgjikale.
Emri i Priftit doli në dritë gjatë hetimeve për një rast korrupsioni në gjykatën e Krujës, ku u arrestua gjyqtarja Enkeleida Hoxha. Pasi ushtroi kontroll, policia zbuloi një shumë parash në banesën e Priftit, ndërsa ndaj mjekut nisën dhe hetimet për pastrim parash. Ai u hetua dhe për disa tendera të kryera në QSUT.