TIRANË-Lirohet administratori i “Gulf” Alban Aliko. Vendimi është marrë sot nga gjykata e Tiranës. Aliko u arrestuar pak kohë më parë për mashtrim me tollonat e karburantit.

Në muajin prill, të gjithë pikat e karburantit të kësaj kompanie u mbyllën dhe përfaqësuesit e saj u larguan pa dhënë asnjë njoftim për klientët, që kishin marrë marrë më parë tollona.

Administratori i kësaj kompanie është lënë nga gjykata në arrest shtëpie, ndërsa mashtrimi me tollonat kap shifrën e 5 milionë eurove.
Për këtë rast janë vënë nën hetimi disa persona, por kryesori ishte Alban Aliko.

Prokuroria dyshonte se ai me vetëdije kishte shitur tollona më shumë seç kishte gjendje. Për pak ditë u grumbulluan 1.5 milionë euro. Nafta blihej nga furnitorët me 1500 lekë dhe ju shiteshin tollona klientëve me 1300 lekë.

Vendimi i Gjykatës është dhënë ditën e djeshme për menaxherin kryesor, ku më pas ndryshoi edhe masën e sigurisë nga arrest me burg në arrest shtëpie.

Ky vendim është dhënë nga Arben Mickaj, i cili disa muaj me kërkesë të prokurorisë kishte dhënë vendimin e arrestit me burg në mungesë, por këtë herë nuk e pa të arsyeshme ta mbante në qeli, duke caktuar masën e sigurisë arrest në shtëpi.

Në lidhje me këto veprimi, menaxheri i kësaj kompanie rrezikon deri në 10 vite burg, pasi skema e mashtrimi iu ka shkaktuar një dëm të madh qytetarëve dhe buxhetit të shtetit.

Ritheksojmë faktin se një ditë pas mbylljes së pikave të karburantit, të shumtë ishin qytetarët që shprehnin pakënaqësitë duke hedhur akuza të forta pë kompaninë “Gulf”.

(n.m) BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb