TIRANE

Mbrëmjen e kaluar, reperja shqiptare Loredana Zefi u arrestua në apartamentin e saj në Zvicër. Mbi Zefin rëndonin akuzat për shantazh dhe zhvatje të një çifti zvicerian. Ajo është marrë në pyetje nga policia, ndërsa ditën e sotme është lënë e lirë.

Lajmin e kanë bërë të ditur mediat zviceriane, sipas të cilave policia ka deklaruar se ajo është marrë në pyetje edhe dje, edhe sot dhe është lënë e lirë pasi nuk përbën rrezik për arratisje. Një zëdhënës i policisë është shprehur se në këtë rast nuk bëhet fjalë për arratisje apo për ndonjë rrezik tjetër, megjithatë në vijim do të jepen deklarata të tjera.

Autoritetet mbrëmjen e kaluar kanë konfirmuar se ajo dyshohet për mashtrim. Loderana është prangosur në shtëpinë e saj në Luzern raportojnë mediat zviceriane.

“Prokuroria e Shtetit ka nisur një hetim për mashtrim të dyshuar në shumën prej 900.000 franga zvicerane”, ka deklaruar zëdhënësi Simon Kopp për 20 minute. Sipas hulumtimit të gazetës zvicerane, Loredana dhe vëllai i saj kanë mashtruar një çift zvicerian. Bëhet fjalë për Petran (52 vjeçare) dhe Hans Z. (53 vjeçar) të cilët thellësisht janë futur në borxh dhe kanë humbur pasurinë e tyre.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb